Në lidhje me ALterm

ALterm është bazë terminologjike shumëgjuhëshe e krijuar në procesin e përkthimit të Legjislacionit Europian në gjuhën shqipe dhe shërben si mjet i rëndësishëm përkthimi. Qëllimi është që të përgatitet një terminologji e vetme për një sërë fushash, e cila të shërbejë si burim i besueshëm si për përkthyesit, institucionet të cilat merren me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, universitetet, organizatat, ashtu edhe për publikun e gjerë.

Procesi i përkthimit të Legjislacionit Europian përfshin jo vetëm përkthimin, por edhe konsultimin me ekspertin dhe rishikuesin ligjor e gjuhësor. Këto etapa ndiqen për vlerësimin dhe miratimin e çdo termi para hedhjes në bazën e termave, në mënyrë që përkthimi të jetë sa më cilësor. Për këto arsye besueshmërinë e termit e përcakton niveli i rishikimit.

Legjislacioni i BE-së disiplinon shumë fusha, prandaj termat i gjejmë në kontekste të ndryshme të shkencës dhe veprimtarisë njerëzore. Kjo bazë terminologjike ofron fjalë bazë, terminologji juridike, terma nga fusha të ndryshme dhe shprehje/togfjalësha që përdoren rëndom.

Shumica e termave shoqërohen me informacion për fushën specifike ku bëjnë pjesë. Shpesh një term mund të ketë kuptime të ndryshme në dy apo më shumë fusha. Termat e tillë janë trajtuar si terma të veçanta duke iu referuar kuptimit të ri që mbart. Kështu që i njëjti term mund të ketë dy apo më shumë sinonime në një fushë të caktuar.

Meqë aktet ligjore të BE-së përkthehen kryesisht nga anglishtja, çdo term i ri përmban termin në gjuhen angleze, përkthimin e tij në gjuhën shqipe dhe termat e baraslvershëm në gjuhë të tjera kur është e mundur (gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht, etj), sepse vlen për krahasim dhe për t'i kuptuar më mirë. Përveç termit në dy apo më tepër gjuhë të huaja, një hyrje mund të përmbajë edhe:

Created on data kur termi është hedhur në bazën e të dhënave
Modified on data e përditësimit të fundit
Domain fusha
Acquis Kapitull i Acquis
CELEX nr. CELEX
Context konteksti i termit në tekstin origjinal
Definition përkufizimi i termit në fushën në fjalë
Grammar çfarë pjesë fjalie është
Note shënime, komente dhe informacione shtesë
Reference Referncë
Status statusi i termit (i pranuar, jo i pranuar, për rishikim, i vjetëruar, i ndaluar)

Siç vihet re, ALterm është bazë terminologjike krejësisht e veçantë nga fjalorët e internetit dhe është i lidhur ngushtë me procesin e përkthimit të Legjislacionit Europian. Me përparimin e procesit, edhe baza e termave pasurohet dhe përmirësohet.

Në funksion të mbarëvajtjes së punës, mirëpresim sugjerime, rekomandime, vërejtje dhe pyetje, kështu që jeni të lirë të kontaktoni:

Krijimi i kësaj baze të dhënash u relizua në kuadër të projektit Support to Albanian Ministry of Europan Integration (SMEI II). Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian (IPA 2008) dhe Qeveria Gjermane (BMZ) dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.