Si përdoret baza e të dhënave të terminologjisë

Një kërkim në bazën e të dhënave të terminologjisë (bazën e termave) bëhet duke shënuar fjalën (fjalët) në fushën e kërkimit në të majtë të faqes hyrëse (në cilëndo nga gjuhët e mëposhtme: shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose latinisht) dhe programi do të shfaqë listën e rezultateve.

Një mundësi tjetër kërkimi është të shënohet shenja "#" e ndjekur nga një numër – në këtë rast, të dhënat për këtë numër njësie do të jepet në pjesën qendrore të ekranit. (p.sh. duke shënuar "#1" (pa thonjëza) mundësohet shikimi i njësisë së parë në bazën e termave.)

Pas klikimit të butonit Kërko (ose duke shtypur butonin Enter në tastjerë) do të shfaqet një listë rezultatesh të klikueshme.

Duke klikuar shenjën e + të termit të zgjedhur, mund të shikohet përkthimi i termit në gjuhë të tjera. Ështe më e lehtë të krahasohen terma të ngjashëm duke përdorur këtë funksion. Duke klikuar "Hapi të gjithë" programi kompjuterik do të shfaqë të gjitha përkthimet e të gjitha termave në listë.

Klikimi i shenjës minus ose "Mbylli të gjithë ka efektin e kundert: duke klikuar - përbri termit të zgjedhur nuk do të jenë më të dukshme përkthimet e tij. Duke klikuar "Mbylli të gjitha", do të fshihen të gjitha përkthimet e të gjitha termave.

Klikimi i një rezultati do të shfaqë të gjitha të dhënat për këtë term në pjesën qendrore të ekranit (siç është programuar, do të shfaqet rezultati i parë në listë). Nëse jepet dhe nënvizohet numri i Celex-it, mund të shfaqet teksti i plotë i një akti të veçantë.

Kur bëhet një kërkim, mund të përdoren simbolet e mëposhtme: Nëse termi i kërkuar nuk gjehet, programi kalon vetvetiu në kërkim fuzzy (për kërkime të paqarta). Në këtë rast, programi gjen termin e kërkuar (dhe terma të ngjashëm) edhe nëse është shtypur paksa gabimisht. Le të themi se përdoruesi po kërkon fjalën "company" – programi do ta gjejë edhe nëse një shkronjë është gabim, p.sh. campany, kur mungon një shkronjë, p.sh. compny ose ka shkronja të tepërta, si p.sh. companny. Kërkimi fuzzy funksionon më mirë me fjalë në anglisht.

Nëse përdoruesi do që të kufizojë kërkimin sipas vendit të fjalës së kërkuar brenda termave të mundshëm, mund të përdoret një simbol i përshtatshëm. Le të themi që do të gjesh termat që përmbajnë fjalën company: Mund të përdoret një kombinim simbolesh të ndryshme, p.sh. kërkimi mund të jetë si vijon: *organi?ation$

Nëse tastjera nuk ka një shkronjë të veçantë të caktuar, mund të përdoret tastjera virtuale. Duke klikuar pamjen e tastjerës përbri fushës së kërkimit, do të shfaqet një tastjerë virtuale. Mund të zgjedhësh gjuhën në listën që hapet poshtë. Kur klikon një shkronjë të caktuar në tastjerën virtual, ajo do të shfaqet në fushën e shënimit të tekstit (në të njëjtën mënyrë si një shkronjë normale e shtypur në tastjerë).

Nëse do që të shohësh se cilat terma të një dokumenti të plotë bëjnë pjesë në ALterm, mund të përdoret programi TermALog (analizuesi i terminologjisë).

Kërkimi i shpejtë gjatë përkthimit

IntelliWebSearch (IWS) është një program pa pagesë që lejon caktimin e rrugëve të shkurtra për faqe elektronike që përdoren më shpesh (p.sh. Google, fjalorët One-look, si dhe ALterm). IWS lejon gjithashtu kërkimin në burime lokale (fjalorë në kompjuterin tënd). Pas instalimit të IWS (veprim shumë i thjeshtë), është e nevojshme të shënohen rreshtat e mëposhtëm në të dhënat e programit (IWS ver. 3):

Start: http://alterm.mie.gov.al/index.php?beseda=
Finish:  
Shortcut key: Çdo kombinim, p.sh.: Ctrl + Shift + Alt + A (shtyp: Ctrl Shift Alt A)

Është e këshillueshme gjithashtu të klikohet fusha "Pluri" në të dhënat e IWS (dritarja "Arkiva")

ALterm mund të përdoret tani shumë më shpejt në çdo program kompjuterik MS Windows: vetëm zgjidh rreshtin e kërkimit, shtyp kombinimin e duhur të butonave në tastjerë ose zgjidh faqen elektronike të kërkuar nga lista. Nëse zgjedh kërkim paralel ("Pluri"), IWS nis kërkimet (pothuajse) njëkohësisht, që përmirëson shpejtësinë e kërkimit.

Jeni të lire të dërgoni komente për përmbajtjen e bazës së të dhënave, perkthimet, terminologjinë, etj. terminologjistit: z. ndërkohë që komentet për programin mund t'i drejtohen autorit të programit: z.